Gazetari Halili apel demokratëve/ Basha i destinuar të largohet, Berisha lider që ofron shpresë!

Nga: Isa Halili

Përplasja Basha-Berisha është padiskutim debati që ka mberthyer opinionin publik në shqipëri. Natyrisht për demokratët kjo është një çështje sensitive pasi përballë janë dy njerzit më të pushtetshme në këtë forcë politike. Si nje njeri që kam dhënë nje kontribut tek PD prej 6 vitesh dhe si trashgimtar i një familje që ka 30 vite që i ka qëndruar besnik kësaj familje të madhe politike dua të ndaj me miqtë, shokë e shoqe firtual qasjen time.

Per mua siç e kam shprehur edhe më herët Lulzim Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen si kreu i PD sepse ne optiken time në këto tetë vite vërtetë ka qenë kryetar, por kurrë ai nuk u bë lider. Kurrë nuk krijoi formatin e një politikani që udhëheq dhe natyrshem deshtoi per t’i bërë për vete masat e njerëzve. Basha nuk arriti ta bashkojë Partinë Demokratike me të gjitha ata që kanë dhënë kontribute aty, por krijoi përçarje, me largime të të vjetërve dhe të rinjve qe mendonin ndryshe nga kryetari.

Kryedemokrati nuk ofroi besim, siguri dhe akoma më e rëndësishme, nuk krijon frymë. Ishte pikërisht mungesa e frymës një nga arsyet që PD nuk arriti të fitojë. I gjendur ne kete situate kreu i demokrateve  krijoi një perceptim sikur atë nuk e lë Sali Berisha të qetë, të bëjë punën e vetë. 

Po pse Berisha e ka urdhëruar Bashën të realizonte marrëveshjen e 17 majit 2017 pa asnjë transparencë duke qendruar katër orë me Edi Ramën në një zyrë? Berisha e urdhëroi Bashën dëgjonte këshilltarë mizerabël dhe të bëjë katër fushata elektorale.

Jo, perkundrazi Berisha ka treguar qe është simpantizant i protestave pa kthim dhe çuarja ne fund të çdo kauze politike. Ndryshe ndodhi me Bashen i cili në mënyrë të përsëritur pasi i mbështeti disa protesta, ne fund i braktisi këto kauza. 

E fundit por kurrsesi jo nga rëndësia Lulzim Basha është humbësi i madh i Partisë Demokratike. Me të në krye PD humbi zgjedhjet lokale të 2015. Humbi zgjedhjet e parlamentare të 2017, nuk mori pjese ne zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe humbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Në këtë situatë për një politikan me ndërgjegje sado të vogël politike duhet të ishte larguar dhe kurre nuk është vonë për ta marr një vendin të tillë.

Përse mbështes Berishën…

1- Sali Berisha është nje politikan që në rrugëtimin e tij ka treguar se pas çdo disfate është ngritur më i fortë duke fituar beteja politike shumë të rëndësishme. 

2- Eshte njeri i fjalës duke i qendruar asaj deri ne fund si kreu i PD por edhe me njerzit me të cilët ka bashkevepruar në politikë për 30 vite me radhë. 

3- Berisha është sot njeriu që ofron në radhët e PD të gjithë të larguarit apo kontributorët e kësaj force politike ndër vite pa të cilet treguam se e kemi të vështirë të fitojmë.

4- Lideri historik i PD gëzon popullaritet dhe besim të skajshëm sot si njeriu i vetem në radhët e të djathtës që mund ta mposht Edi Ramen për te rikthyer PD në pushtet dhe “foltoret” janë një dëshmi e këtij konstatimi.

Ne fund, neveri për ata pseudodemokratë të cilët nuk kanë një qëndrim në lidhje me debatin Basha-Berisha. Doza e neverisë arrinë kulmin kur artikulojnë që nuk janë me asnjërën palë por me PD. Në fakt sipas meje këta nuk jane demokrate por shtiren si të tillë. Ata janë në radhë të parët për të “shqyer” një pjesë të “tortës së pushtetit” kur e kemi patur apo kur ta fitojmë.

Rroftë Partia Demokratike, zoti e bekoftë Shqipërinë! 

🇦🇱✌🙏