Gazetari Fatmir Efica analizon shifrat e fillimsezonit: Besa humb tre miqësore, si asnjëherë në histori

Gazetari Fatmir Efica analizon shifrat: Besa humb tre miqësore, si asnjë herë më parë

Fatmir Efica

Nuk kishte ndodhur kurre me pare qe Besa te humbe nje ndeshje miqesore ndaj Turbines se Cerrikut.

Pasi per ndeshjet zyrtare ne Kampionatet e Kategorise se Pare dhe te Kupave te Shqiperise as qe behet fjale qe i gjithe bilanci i fitoreve e golaverazhit ka anuar vetem ne favor te Beses.

Konkretisht per kampionat jane 9 ndeshje me kete bilanc: 8 (tete) here ka fituar Besa, 1 barazim dhe asnje humbje.

Golaverazhi 16:3. Nje keqardhje tjeter?…

Ne prag te startit te sezonit te ri kjo ishte miqesorja e trete qe Besa ka zhvilluar. Te paren e ka humbur me Erzenin ne Shijak 0-1 (me 22 korrik).

Te dyten e ka humbur ne F.Kruje me Kastriotin 2-1 (me 30 korrik). Nese keto dy skuadra, e Shijakut dhe e Krujes, ne sezonin e ri jane ne Kategorine Superiore (pra nje kat me lart se Besa), e nje lloj justifikimi mund te dale natyrshem si “mburoje”, humbja me Cerrikasit “vret” dicka me shume.

Megjithate duke qene se sezoni i ri nis ne javen e pare te muajit shtator, ka kohe me bollek per te permiresuar shumecka. Urojme me shpirt qe kjo te ndodhe sa me pare.

Besa po i afrohet 100 vjetorit te themelimit te saj dhe cdo situate qe shfaqet me dobesi natyrisht nuk e nderon emrin dhe traditen e madhe, madje te mrekullueshme ne vitet e dekadat e shkuara, te futbollit kavajas.

Po u sjellim te plote statistiken ne
Bilancin e miqesoreve: BESA – TURBINA
1). 13.03.2010 Kavaje BESA – TURBINA = 5-1
Shenues: Daniel Xhafa 18’, 38’, Erbim Fagu 40’, Renato Arapi 66’(p), Vioresin Sinani 84’ / E.Kafazi 50’
2). 07.04.2017 Kavaje BESA – TURBINA = 1-1
Shenues: Edmond Hoxha 8’ / Kelli 26’
3). 30.08.2020 Kavaje BESA – TURBINA = 1-1
Golat: Rogerio Da Silva 57’ / Mikel Brahilika 86’(p)
4). 18.08.2021 Cerrik TURBINA – BESA = 0-1
Golat: / Adonis Zeqiri 66′
5). 03.08.2022 Cerrik TURBINA – BESA = 3-1
Golat: Ngjela 43’, Shehu 85’, Frenki 90’ / Enes Kuka 58’
BILANCI: 5 ndeshje ( 2 fitore, 2 barazime, 1 humbje, gol. 9:6 )

Shenuesit e golava ndaj Turbines
1. Daniel Xhafa 2 gola
2. Erbim Fagu 1 gol
3. Renato Arapi 1 gol
4. Vioresin Sinani 1 gol
5. Edmond Hoxha 1 gol
6. Roger Da Silva 1 gol
7. Adonis Zeqiri 1 gol
8. Enes Kuka 1 gol