Pas 14 viteve pune në televizionin News 24, Gazetari Kavajas Erjon Skëndaj vendos të largohet në një tjetër media.
Përmes një mesazhi të gjatë në Facebook Skëndaj lajmëron se i bashkohet televizionit MCN.
Mesazhi:
Miqte e mi, rreth 14 vite me pare trokita per te paren here ne deren e TV news 24. Asokohe nje 32 vjecar i sapodiplomuar ne Universitetin e Elbasanit qe kishte nje enderr te isha pjese e familjes se madhe te mediumit te pare informativ.
Sot po largohem, edhe pse nuk e kisha menduar se do te ndodhte, me nje mal me kujtime te bukura, se te keqiat ne fund harrohen. Une erdha nga qyteti im i Kavajes ne News 24 me floke ende te zinj e po largohem i thinjur, e babe i dy vajzave te mrekullueshme.
I dhashe news 24 gjithcka munda dhe ky televizion u be shtepia ime e dyte duke me dhene nje emer dinjitoz te gazetarit social. Nuk eshte aspak e lehte te shkruash kujtimet e 14 viteve ne News 24 dhe do ishte e kote te permendje me emra te gjithe koleget e bashkepunetoret e mi se ata jane shume, shume dhe druaj se mund te harroje ndonje prej tyre.
Po nje gje mund te them me zemer te paster, ka qene privilegj qe punova me ju te gjithe, qe nga redaksia e news 24, Balkanweb, administrata, si dhe ata heronjte e heshtur gjithnje ne hije, opertoret, tekniket, montazhieret, punetoret e skenes e deri tek shoferet e papertuar qe bejne nje pune shume te madhe e te pavleresuar. Te gjithe jeni miqte e mi e une s’ju harroj.
Mirenjohje pa fund per te gjithe koleget e rretheve, e po ashtu per drejtoret e newsit nder vite, duke vecuar nje nder njerezit me te afert Enton Abileken, qe mu bene krahe ne cdo kohe e veshtiresi.
Nje falenderim te madh ne fund per pronarin e TV News 24, z. Irfan Hysenbelliu dhe te ndjerin mikun tim Kasem Hysenbelliu. Pa mbeshtetjen e tyre une nuk do te isha ky qe jam sot pasi nuk do ta kisha ushtruar dot sa dhe si duhet misionin e gazetarit. Jetojme ne Shqiperi dhe e dime sesi shkojne punet ne media.
Do ta mbyll me nje mirenjohje te madhe per ish Administratorin e News 24 Karlo Bolino dhe znj Alba Malltezi si dhe drejtoreshen e programacionit, miken time te ngushte Anduena Manushi, qe ishin te paret qe me hapen deren e news 24 dhe me bene pjese te kesaj familje te madhe qe ne shtator te vitit 2008.
Nga sot une nis nje tjeter rrugetim, nje projekt ambicioz ne televizionin MCN. Miqte e mi aty do te takohemi. Shihemi se shpejti.
Faleminderit nga zemra.