Garon për kreun e PD, Hysen Kadiu kërkon mbështetjen e dekokratëve të Kavajës: Kam përvojën e duhur për të drejtuar

Kandidati për Kryetar të Partisë Demokratike Dega Kavajë në zgjedhjet e 17 Prillit, Hysen Kadiu ka kërkuar mbështetjen e demokratëve për ti besuar atij drejtimin e PD në 4 vitet e ardhëshme. 

Përmes një mesazhi në Facebook, Kadiu thotë se ka përvojën e duhur për këtë detyrë. 

Mesazhi në Facebook: 

Të dashur miq, antarë dhe dashamirës të Partisë Demokratike!

Në familjen tonë të madhe politike, muajt e fundit kaluam një rrugëtim të gjatë sfidash dhe përballjesh, të cilat kishin vetëm një qëllim, forcimin dhe vitalizimin e Partisë Demokratike! 

Tashmë kemi hyrë në procesin e shumëpritur të bashkimit dhe rruga të cilën ne kemi zgjedhur është vullneti i Demokratëve në kutitë e votimit.

Pas një kontributi të gjatë në këtë parti, që në vitet e para të adoleshencës, e deri në çastet e tanishme, jam udhëhequr gjithmonë nga parimet dhe vlerat e së djathtës, si mundësia më e mirë për të ardhmen e vendit. 

Aktivizimi im ka nisur që herët me Forumin Rinor, ku më pas u zgjodha dhe antar i kryesisë së FRPD në nivel Kombëtar, e ka vijuar më tej si kordinator politik në fushatat zgjedhore e më pas dy herë rradhazi si antar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Duke vlerësuar kontributin tim në këtë parti, m’u dha mundësia të isha kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. 

Nisur nga përvoja dhe eksperienca që kam fituar gjatë gjithë këtyre viteve në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike Kavajë dhe i frymëzuar nga mbështetja dhe besimi që vetëm Demokratët dinë të dhurojnë, doja t’ju bëja thirrje të mbështesni kandidaturën time për Kryetar të Partisë Demokratike Kavajë. 

Votoni numrin 2, për një parti më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur! 

Së bashku drejt fitores! ✌️