Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali ka reaguar për garën e brendshme për zgjedhjet e Kryetarit të PS.
Përmes një postimi në FB Krali thotë se PS ka nevojë për hapje, riorganizim dhe bashkim për të dalë fituese në sfidën e ardhshme.
Mesazhi i Redjan Krali
Faleminderit Komisionit të vlerësimit për përzgjedhjen e drejtuesve të ri vendor në 61 bashkitë e vendit për ndalesën e tyre në Kavajë!
Drejtuesi politik i Qarkut, z.Erjon Veliaj, ish- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë znj.Denaj, Sekretari Organizativ i Partisë z.Klosi dhe deputeti z.Xhafaj!
– Duke qenë kaq pranë sfidës së rradhës elektorale, atë për zgjedhjet lokale është fiks momenti i duhur për këtë riorganizim të Partisë Socialiste që vjen për herë të parë në këtë format.
Nevoja jone kryesore është jo vetëm riorganizimi, por mbi të gjitha bashkimi dhe hapja e Partisë drejt prurjeve të reja.
Unë personalisht si Kryetar i Bashkisë, kam inkurajuar ambicien e secilit që shprehu dëshirën për të kontribuar, për familjen tonë të madhe.
Urime katër kandidatëve dhe kushdo që do fitoj nga ju është njëlloj i mirë sa dhe të tjerët por do të ketë një barrë dhe përgjegjësi të madhe mbi supe, për ta udhëhequr Partinë Socialiste 🌹 drejt fitoreve të reja.
Suksese!
#BashkëJoTëNdarë👐
#ShqipëriaeArdhmjaJonë
#PartiaSocialisteEShqipërisë🌹💜