Kandidati për Kryetar të Partisë Demokratike në Rrogozhinë Isa Halili ka shpalosur platformën e tij politike me 7 pika për bashkimin e demokratëve.
Të nderuar demokratë e demokrate!
Në cilësinë e kandidatit për kryetar dege në qytetin e Rrogozhinë dëshiroj të prezantoj përpara jush nje platformë për ridimensionimin e forcës tonë politike.
1- Do krijoj i infrastrukturën komunikative për të ofruar në gjirin tonë çdo antar të Partisë Demokratike nga themelimi i saj deri më sot. Në vazhdën e bashkimit si një kusht i panegociueshëm për tu rikthyer alternativë reale qeverisëse do punoj me devotshmëri për ofruar në radhët tona njerëzit me kredite intelekuale në qytetin tonë.
2- Dëshiroj ti jap prioritet shoqërisë jo vetëm pse jemi pjesë e pandarë e saj por besoj fortë se ajo ka dëshmuar se prodhon shumë më tepër vlera se grupimet politike.
3- Do investohem me devotshmëri që nesër si kreu i partisë më të madhe opozitare në Rrogozhinë që aksonin tonë sa i takon padrejtësive që prodhon pushteti lokal dhe i qendror ta shnëdrrojmë në lëvizje që frymëzon, jo vetëm mbështetësit tonë por për të gjithë komunitetin ku jetojmë.
4- Bashkë me ju do përpiqem maksimalisht që forcën tonë politike të ketë një raport të pandërprerë me qytetarin dhe shqetësimet e tij.
5- Ju garantoj që Partia Demokratike si parti e mendimit të lirë do të ndërtohet mbi vlera duke garantuar hapësirë për cdo individ politik të shpreh ambicien dhe idetë politike, që garantojnë zhvillimin e kauzave qytetare.
6- Me bindjen se e ardhmja i takon të rinjëve do punoj intensivisht për të ridimesionuar forumin rinor së pari për ta bërë atë më aktiv me qëllim që të ketë terrenin e përshtatshëm për kauzat e tij.
7- Sa i takon forumit të grave, synoj që pjestar të këtij grupimi të mos jenë thjeshtë dhe vetëm votuesit tanë por të sjellin në parti shqetësimet, interesat, dhe projektet e tyre.
Zotohem se do jem gardian i premtimeve të mia sepse besoj tek forca juaj dhe vlerat e partisë që sëbashku aderojmë.
Bashkë ia dalim! Zoti ju bekofte! 🙏✌