Si e pashë debatin në “Opinion” mes kandidatëve për kreun e FRPD-së.
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” u shfaqën për herë të parë kandidatët për kreun e Forumit Rinorë të Partisë Demokratike (FRPD).
Si një i ri që aderoj prej afro 1 dekade në këtë forcë politike u ndjeva i fyer pasi konsumova afro 1 orë diskutimet që u bën në studio nën regjinë e moderatorit Blendi Fevziu.
Ishte realisht neveritëse të degjoje se dikush kërkon të përfaqësojë të rijtë e një force politike aktualisht në opozitë se gjatë një aksioni politik (protestë) është arrestuar. Sipas tij kjo sakrificë duhet vlersuar…
Dikush tjetër kërkon të përfaqësojë të rijtë demokratë se është femër dhe meqense nuk ka patur asnjëherë një kryetare femër sipas saj ka ardhur koha që ajo të udheheq këtë forum.
Dikush tjetër nuk tregoi asnjë gjë përveç se kush ishte dhe se i kishte shkuar mendja të kandidojë sepse siç duket i pëlqejnë postet në parti edhe pse nuk ka një bilac pamvarsisht se ka mbajtur detyra të rëndësishme prej 5 vitesh.
Natyrshëm vëreva 2 kandidatura serioze që demokratët duhet të paktën ti marin në konsideratë. Dy të rinjë vizionar me ambicje dhe plan konkret sesi do ridimensionuar ky forum me qëllim për të qenë pse jo pas 1 tetorit “mushkuria” e partisë demokratike.
I bej thirrje çdo të riu të mos ndikohet nga askush dhe të mos bëhet palë me të dobtin në atë që ofron edhe pse ka garanci se rezultati mund të censurohet nga faktorë të ndryshëm.
Ju ftoj të tregoni se jemi ne faktorët pasi nëpërmjet forcës që na mundëson vota mund të dalim njeherë e mirë nga mendësia e vjetër e të qënit në diktatin e të faktorizuarit.
Vota jonë sot duhet të jetë garanci nesër për një PD më të fortë, më të bashkuar me qëllim për t’i dhënë fund regjimit dhe hapur rrugë prosperitetit si e vetmja mënyrë për të qenë të barabartë mes të barabartëve në Bashkimin Europian.