Qosja ka zhvilluar një takim me ikonave të futbollit në Kavajë. Ai shprehet se do të bëjnë çdo gjë për të rikthyer skuadrën e Besës dhe futbollin në Kavajë në vendin që i takon.
“Privilegj dhe nder të isha mes ikonave dhe legjendave të futbollit kavajas.
Me veprën e tyre ato ndriçojnë memorien e lavdishme të këtij qyteti dhe Kavaja patjetër që do u jetë përjetë mirënjohës.
Bashkë me ta do bëjmë çdo gjë që ta rikthejmë Besën dhe futbollin në Kavajë në vendin që i takon e për të cilin e njeh e gjithë Shqipëria. 14 Maj Dita e Ndryshimit”, shkruan ai.