Gara në BKH/ 55 kandidatë të kualifikuar, nga 13 nëntori vijojnë me fazën e ”Intervistës”

55 kandidatë kanë mbetur ende në garën për t’u bërë hetuesë të BKH. Institucioni më i ri i drejtësisë njofton se nga estimi me shkrim të esesë janë skualifikuar 49 kandidatë teksa tashmë do të vijohet me fazën e intervistës.

Kjo fazë do të zhvillohet nga data 13 deri në 21 nëntor.

Ndërkohë BKH që konsiderohet ndryshe dhe ”FBI shqiptare” aplikimin në fillim e ka hapur për 60 hetuesë teksa në lojë kanë mbetur vetëm 55. Fillimisht aplikuan 653 persona, por dhjetëra prej tyre u skualifikuan në fazat e vlerësimit të tyre që pasuan njëra-tjetrën.

Deri më tani ky institucion ka vetëm një anëtar, Aida Hajnajn e cila ka qenë ish-zv/drejtore e përgjithshme e policisë.

NJOFTIMI NGA BKH
Komisioni i Përzgjedhjes ka përfunduar procesin e vlerësimit të “Testimit me shkrim të ESESE ” për të gjithë kandidatët (104 kandidatë) për pozicionin e punës ” Hetues ” në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në përfundim të këtij procesi, kanë rezultuar të kualifikuar 55 kandidatë (Lista e vleresimit te KANDIDATEVE) të cilët do të vazhdojnë fazat e tjera të konkurimit dhe nuk janë kualifikuar 49 kandidatë për të cilët procesi i konkurimit ndërpritet në këtë fazë.

Kandidatët të cilët janë kualifikuar (55 kandidatë ) do të vijojnë me fazën tjetër të konkurimit që është faza e “Intervistës ” e cila do të zhvillohet nga data 13.11.2020 deri me datë 21.11.2020 në adresën:

Këshilli i Larte i Prokurorisë,

Rruga “Ana Komnena” ,

Godina “Poli i Drejtësisë”,

(Ish-fusha e Aviacionit)

Tiranë,

Në lidhje me datën dhe orën e intervistës do t’ju njoftojmë në vijimësi në ëebsite-in e BKH-së.

Komisioni i Përzgjedhjes