Futbollisti Andi Lila takon kampionin Florian Marku

Futbollisti Kavajas Andi Lila ka takuar shokun dhe mikun e tij Florian Marku.

Takimi ka ndodhur në Tiranë ku Marku ka ardhur për vizita pasi u shpall kampion në ring.

Florian Markut i dashën vetëm 1 mintutë e 50 sekonda për të mposhtur kundërshtarin anglez Muma Muemba në ring, duke vijuar kështu serinë e rezultateve pozitive, pas një pauze afro 2 vjeçare. Ai ka siguruar 7 fitore në 7 ndeshje.