Futbolli italian është në zi pasi u zgjua sot në mëngjes me lajmin e trishtë se legjenda Paolo Rossi ka ndërruar jetë.
Rossi ka vdekur në moshën 64-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje që e kishte prej kohësh.
Italiani i cili lindi në Prato do të jetë i paharrueshëm për shkak të botërorit të vitit 1982, vit kur ai do të konsiderohej si hero pasi shënoi 6 gola dhe fitoi ”Këpucën e Artë”, ”Topin e Artë”, si dhe çoi trofeun e kupës së botës në shtëpi.
Ndeshja e tij historike ishte ajo ndaj Brazilit, kur me një hat-trick eleminoi amerikano-latinët nga botërori me një performancë që është konsideruar si një nga më të mirat në histori.