Furgoni bie në greminë, dyshohet për pesë të vdekur, pamjet e para nga vendngjarja

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastrës, te Qafa e Muzinës.

Raportohet se një furgon me targa të verdha ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë, ku dyshohet se kanë humbur jetën pesë persona.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe pritet të zbardhin detaje të reja në vijim.