Fshehën kokainën në kutinë e karameleve, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Dy shqiptarë, rreth moshës 36 dhe 31  kanë ranë në prangat e policisë italiane pasi u kapën me kokainë.

Ndërhyrja e policisë u zhvillua në Città della Pieve. Mediat italiane bëjnë me dije se autoritetet italiane ranë në gjurmët e shqiptarëve, pasi vunë re lëvizje të dyshimta të tyre gjatë udhëtimit me makinë.
Pas ndalimit nga autoritetet u bë kontrolli në automjetin e të rinjve, ku edhe u vu re se në një kuti të vogël metalike , u gjetën 13 doza kokaine.
Gjithashtu efektivët gjetën edhe para me vlerë mbi gjashtë mijë euro.