Fredi Beleri lë burgun! Zbulohet arsyeja që u largua drejt shtëpisë për disa orë

Këtë të diel, Fredi Beleri del nga burgu. Burimet bëjnë me dije se Belerit i është dhënë leje për varrimin e gjyshes.

Të njëjta burime nga qeveria, thonë se leja është deri në 6 orë dhe varrimi është në orën 14.30 të kësaj të diele.

Sipas informacioneve, Fredi Beleri do të shoqëtohet me punonjës policie nga fillimi i ceremonisë e deri në mbarim të saj.

Kujtojmë që më herët Fredi Beleri ka kërkuar leje nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve për të takuar gjyshen, por i është refezuar.

Fredi Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, në të cilat u zgjodh Kryetar i Bashkisë Himarë, me akuzën për korrupsion zgjedhor nga SPAK.