Fredi Beleri, kryetari i shkarkuar i Bashkisë Himarë, por eurodepitet i Greqisë besohet se ka marrë lejen e burgut të Fierit për tu betuar në Bruksel si anëtar i Parlamentit Evropian.
Ai ka kërkuar leje për të marrë pjesë në sesionin e Parlamentit Evropian që po zhvillohet në Strasburg, Franë, konkretisht në datat 15-20 korrik.
Beleri i dënuar me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor shprehet në kërkesën e tij se i kanë mbetur dhe 3 muaj e 14 ditë nga masa e dënimit dhe se gjatë kohës së qëndrimit të burgun e Fierit, ka zbatuar rregulloren e brendshme të institucionit dhe se ka marrë pjesë në programet rehabilituese.
Fakti që Beleri do të betohet si anëtar i PE e bën edhe më skandaloze mosbetimin e tij si kryebashkiak i Himarës, pasi fitoi nga burgu zgjedhjet e 14 Majit.