FOTOT/ Qeveria “shpërblen” Jozefina Topallin, merr me qira zyrat e ish-kryeparlamentares për të sistemuar OSHEE-në në Shkodër


TIRANË- Ish-Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli vendosi të krijojë parti politike vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme. Topalli ka shpallur partinë e saj të re, Lëvizja për Ndryshim, ndërsa është zotuar në se partia e saj do të punojë për të rrëzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. 

Ndërkohë, në redaksinë e Dosja.al kanë mbërritur disa foto, ku sipas denoncuesit, qeveria ka marrë me qira në Shkodër disa zyra për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, të cilat sipas tij janë në  pronësi të ish-kryeparlamentare. 

Por si është e vërteta? Dosja.al u interesua në qytetin e Shkodrës. Disa burime, të pavarura nga njëri-tjetri, pohojnë se godina në foto, ku janë zhvendosur zyrat e OSHEE, për shkodranët njihen si pronë e familjes Topalli dhe ish-kryeparlamentares. Të shpresojmë që ky të mos jetë efekti i parë i Lëvizjes për Ndryshim…/Dosja