Personat në foto janë Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, dy nxënësit që humbën jetën pas sulmit me armë ndaj autobusit në Gllogjan të Kosovës.
Bashkë me ta viktimë ka mbetur edhe shoferi i autobusit, shtetasi Gani Gjokaj.
Po si ndodhi ngjarja? Mbrëmjen e kësaj të premteje (26 nëntor) persona të maskuar dhe të armatosur sulmuan me armë një autobus që po transportonte nxënës. Si pasojë, 3 mbetën të vrarë ndërsa dy të tjerë të plagosur.
Ndërkohë zëvendëskomandant i Policisë në rajonin e Pejës, Veton Elshani, ka thënë se nuk ka arsye të besohet se të shtënat në Deçan, që morën jetën e tre personave, lidhen me ndonjë akt terrorist.
Nga Spitali i Pejës ai ka konfirmuar se tre persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave që kanë ndodhur rreth orës 19:00. Nga tre të vdekurit, dy janë nxënës, ndërsa i treti shofer i autobusit. Shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy nxënësit më vonë, pasi s’kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve.