Policia vendoset në qendër të Tiranës në pritje të protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. Dhjetëra mjete janë vendosur pranë ministrisë së Brendshme, teksa dhe një autobot është parë në pedonale.
Po kështu për të ruajtur rendin dhe sigurinë janë në gatishmëri edhe dhjetëra forca policie, të veshur me jelekë antiplumb.