U zhvillua paraditen e sotme seanca e radhës në Kuvendin e Shqipërisë. Disa prej deputetëve u shfaqën me një look të ri, ku bie në sy nënkryetarja e PD-së Grida Duma.
Deputetja e Kavajës shfaqet ndryshe, me një kostum blu dhe syze të një modeli të veçantë.
Sekretari organizativ i PS-së Blendi Klosi zgjodhi si rrallë herë që të shkonte në Kuvend me biçikletë dhe jo me makinë. Tërheqin po ashtu vëmendjen Deputetja e PS në Qarkun Dibër, Aurora Mara, deputetja e PD-së në Durrës Andia Ulliri.
Fokusit të fotografëve nuk u shpëton as Saimir Korreshi, deputeti i PD-së në qarkun Lushnjë, që shkriu gazit Parlamentin gjatë seancës së kaluar.
Po ashtu vëmendje kanë tërhequr edhe deputetët Etjen Xhafaj, Ornaldo Rakipi, ish- zëvedëskryeministri Erion Braçe apo ish Ministri i Drejtësisë Fatmir Xhafaj apo Gazment Bardhi, Agron Shehaj, Ina Zhupa dhe Oerd Bylukbashi.