Ky është i riu që u vra me armë gjahu nga shoku i tij në Bulqizë.
“BalkanWeb” ka siguruar foton e 22-vjeçarit Elidon Basha, i cili dyshohet se është vrarë aksidentalisht nga shoku Klodian Kola, rreth mesnatës së kaluar.
Siç raportoi policia, dy të rinjtë kishin dalë për gjah, por fatkeqësisht plumbat kanë kapur të riun, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Traumës, në Tiranë.