Përmes një aktiviteti është inaguruar në Rrogozhinë Qendra Kulturore që mban emrin e ish- Kryetarit të ndjerë të Bashkisë Haxhi Memolla.
Kryetari i komanduar i Bashkisë dhe kandidati i PS për zgjedhjet e 6 Marsit Edison Memolla shkruan se kjo eshtë një hapje simbolike dhe shiriti do pritet pas zgjedhjeve, të cilat është i bindur se do të fitohen nga Socialistët.
Mesazhi në Facebook:
📌 Ditën e sotme i paraprimë inagurimit të godinës së re të qendrës së kulturës në mënyrën më të bukur. Pasi të kalojmë fazën e zgjedhjeve lokale, do pritet shiriti simbolik për hapjen e qendrës.🙌
🔴 Falenderoj të gjithë ata që kontribuan për realizimin e këtij projekti.🤝
🟠 Falenderoj të gjithë pjesmarrësit dhe nxënësit për aktivitetin e këndshëm me këngë,valle dhe recitime që kishin realizuar.😊
🟡 Falenderoj gjithashtu Këshillin Bashkiak të Bashkisë Rrogozhinë që vlerësoi përpjekjet e ish kryetarit tonë të ndjerë për të fituar këtë investim dhe vendosi që kjo godinë të quhet Qendra Kulturore ‘Haxhi Memolla’.🕊
#meEdin💪
#Voto2në6Mars🙌
#SkaKohëPërPushim🏃♂️
#BashkiaRrogozhinë💚