Forcat Shqiponja hyjnë në stadium. Çfarë po ndodh në “Air Albania”

 Forcat Shqiponja, të cilat ishin pozicionuar në ambientet e jashtme të Stadiumit “Air Albania” kanë janë futur në stadium. Ndërkohë pak minuta më parë policia vendosi skafandrat dhe iu drejtuar stadiumit.

Nuk dihet saktësisht se çfarë po ndodh në ambientet e brendshme të stadiumit, por vlen të përmendet se minutat e fundit ka pasur raportime për sherre mes dy tifozërive.