“Fluturon” Lenjani, realizon super gol ndaj Islandës, por çfarë asist nga Uzuni (VIDEO)

Albania 1-0 Iceland

Shqipëria do përballet me Islandën në orën 20.45 në Air Albania, në kuadër të ndeshjes së fundit të Nations League. Ky takim vlen vetëm për statistikë, pasi Izraeli ka siguruar vendin e parë.
FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Veseli, Gjasula, Lenjani, Ramadani, Abrashi, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi.

 

 

ISLANDA: Runarson, Gunarson, Magnuson, Olfson, Palson, Helgason, Bjarnason, Johaneson, A. Sigurdson, Finbogason, Torsteinson.

Minutë pas minute:

35- Golll. Goditje fantastike e Lenjanit me kokë, pas një krosimi të Uzunit. Shpërthen festa në Air Albania.

23- Uzuni provon të gjejë një gol si ndaj Izraelit, por nuk ia del dot.

22- Krosimi i Uzunit gjen mbrojtësit islandez. Goditje nga këndi për kuqezinjtë.

20- Shqipëria duket këmbëngulëse në këto minuta të para.  Ekipi i Rejas po ushtron presion konstant në portën e Runarsson.

9-Aron Gunnarsson del nga loja me karton të kuq pas një ndërhyerje ndaj Uzunit. Gjithçka është vendosur pas një komunikimi me VAR.

1- Nis ndeshja