Glenn De Vries, një biznesmen që fluturoi në hapësirë me Blue Origin të Jeff Bezos muajin e kaluar, vdiq pas një aksidenti me aeroplan të vogël.
Aeroplani u rrëzua në Sussex County, Neë Jersey, duke vrarë De Vries, 49 vjeç dhe 54-vjeçarin Thomas P. Fisher, raportojnë mediat amerikane. Policia njoftoi se ka nisur një hetim në lidhje me rastin, ndërkohë që të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit.
“Ne jemi të thyer nga lajmi për largimin e papritur të Glen de Vries. Ai solli kaq shumë jetë dhe energji për të gjithë ekipin e Blue Origin dhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit”, shkroi kompania në Tëitter.
“Pasioni i tij për aviacionin, puna e tij humanitare dhe përkushtimi ndaj kësaj aftësie do të respektohen dhe vlerësohen për një kohë të gjatë”, shtoi ai.
Theksojmë se Glen de Vries fluturoi me Blue Origin në mes të tetorit me tre persona të tjerë. Ky ishte fluturimi i dytë në hapësirë i kompanisë, një nga tre që kohët e fundit kanë filluar të ofrojnë udhëtime komerciale në hapësirë.
Gjithashtu në udhëtim ishin ikona e Star Trek, William Shatner, i cili u bë personi më i vjetër që fluturoi në hapësirë, Audrey Poëers, zëvendëspresidente e Blue Origin për misionet dhe operacionet e fluturimit, si dhe Chris Boshuizen.