Fluks urgjencash në Infektiv/ Gazetari njofton hapjen e COVID 3: Mes pacientëve, një 16-vjeçar me Covid


Ditët e fundit, spitali Infektiv është përballur me fluks urgjencash me të sëmurë me koronavirus.

Gazetari Erjon Skëndaj njoftoi se për 1 orë e 40 minuta, 16 autoambulanca kanë sjellë pacientë të prekur me COVID-19.

Po ashtu ai theksoi se rritja e numrit të të shtruarve, me shumë gjasa do të bëjë të mundur hapjen e COVID-3, tek ish-Kirurgjia.

Sipas tij në këto ambiente janë parë punonjës, si dhe hyrja është rrethuar sipas parametrave të sigurisë, ndërsa ka gjasa se ai do të hapet gjatë natës apo në mëngjes. Ndër të tjera Skëndaj tha se në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ i shtruar ndodhet një 16-vjeçar, i cili është më i riu për nga mosha e pacientëve. Mësohet se adoleshenti ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe merr pak litra oksigjen.

Sot u regjistruan 319 raste me COVID-19 si dhe 3 persona humbën jetën./Tpz