Boksieri shqiptar, Florian Marku ka marrë fitoren e radhës në IBF në kategorinë ‘walterweight’ apo të mesme të lehtë, pasi ka mposhtur kundërshtarin e tij Lorick Luisetto.
Florian Marku ka vazhduar karrierën e tij në boks si i pamposhtur duke marrë fitoren e radhës ndaj Luisettos dhe duke vazhduar rrugën për mbrojtjen e titullit në IBF. Meçi i zhvilluar në Wembley në “SSE Arena” ka dhuruar një përballje interesante mes boksierit shqiptar dhe atij francez.
Megjithatë, 29-vjecari nga Lushnja, me vendbanim në Londër, ishte më i mirë dhe iu gëzua fitores në fund. Fitorja e Markut erdhi pas tetë raundeve të zhvilluar, pas vendimit unanim të gjyqtarëve në favor të Markut.
Raundi i parë u karakterizua me lojë më të mirë të Markut, i cili pati disa goditje të mira me të majtën, ndërsa raundi i dytë ishte thuajse i barabartë.
Në raundin e tretë, Marku ishte fantastik me disa goditje të njëpanjëshme dhe ishte afër ta rrëzonte Luisetton.
Raundi i katërt pati më pak më aksion, më shumë kapje, por me Markun përsëri për një nuancë më të mirë, duke marrë pikë me disa goditje.
Treminutëshi i pestë pati shumë provokime nga të dy boksierët dhe po ashtu edhe goditje, duke bërë një raund të barabartë.
Në raundin e gjashtë, Marku u rikthye dhe ishte më i mirë, edhe pse pranoi disa goditje nga francezi.
Në raundin e tetë apo të fundit u pa lodhja e të dy boksierëve, por me Markun për një nuancë më të mirë duke arritur ta mbajë epërsinë dhe ta fitojë këtë raund.
Pas përfundimit, gjyqtarët vendosen në favor të boksierit shqiptar, i cili mori fitoren me vendim apo me pikë 78-76.
Deri tani, në 11 ndeshje në boksin profesionist, Marku ka 10 fitore dhe 1 barazim, ku nga to 7 fitore janë me nokaut.