Kryetari i Bashkisë Kavajë Fisnik Qosja priti në një takim nxënësit e Shkollës 9- vjeçare “Rilindja” pasi ata fituan konkursin Ndërkombëtar në Gjuhën Shqipe.
Mesazhi i Fisnik Qosja
Një mëngjes i bukur sot me 5 nxënësit dhe mësuesit e tyre të Shkollës 9 Vjeçare “Rilindja” në Kavajë, të cilët u shpallën fitues të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, në mes më shumë se 900 konkurentëve nga të gjithë trevat shqipfolëse!🇦🇱
Një ngjarje e madhe për Kavajën, që na bën krenar e na mbush zemrën plot të gjithëve! 😊
Ishte kënaqësi dhe një nder të prisja këta rinj të shkëlqyer! Kemi aq shumë nevojë për lajme të tilla!
Mbështetja e Bashkisë do të jetë maksimale ashtu siç edhe e meritojnë!🤝
Mirënjohje pafund për këtë arritje!🙏
https://www.facebook.com/share/p/eKgTVMLXqgs6GYLi/?mibextid=WC7FNe