Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur para mbështetësve dhe simpatizantëve pas fitores së kandidatit të partisë së tij për kryetar të komunës së Podujevës. Ai tha se këto nuk ishin zgjedhje, por referendum. Pasi i uroi mbështësit për fitoren, Kurti ka kërkuar që ata të shpërndahen të qetë.
“Ka fituar qytetari i Podujevës që vendosi për VV dhe Shpejtim Bullqinin për kryetar. Këto nuk janë zgjedhje, ky është referendum. Jo vetëm sonte, por edhe në të ardhmen në Kosovë do të ketë referendume sepse populli është përcaktuar për Vetëvendosjen.
Nuk ka fituar thjesht as Shpejtimi, as Lëvizja, por keni fituar ju. Ne nuk po e marrim komunën, ne po ua kthejmë juve komunën. Me siguri që të gjithë jeni gëzuar shumë, me siguri që festa nuk do të përfundojë sonte. Unë ju lus që të shpërndaheni në mënyrë të qetë”, – ka thënë Kurti.