Bashkia e Kavajës dhe Bashkia e Rrogozhinës gjatë vitit 2023 kanë “izoluar informacionin” e kërkuar duke shkelur me të dyja këmbët ligjin e transparencës.
Në raportin e posaccëm të Komisionerit Publik për vitin 2023, për institucionet e qeverisjes lokale, theksohet se këto institucione nuk janë transparente.
Bashkia e Kavajës gjatë vitit të kaluar u drejtua nga Redjan Krali i Partisë Socialiste dhe Fisnik Qosja nga Partia Demokratike që mori mandatin 4 vjeçar dhe që vazhdon të jetë në detyrë.
Si kryetari i parë ashtu edhe i dyti, nuk preferua të jenë transparent me publikun për vendimet e tyre duke rezultuar si bashkitë më pak transparente gjatë vitit të shkuar.
Të kaheve politikë të ndryshëm, por me mentalitet drejtuesi të njëjtë.
Po në të njëjtin nivel, por pak më mirë është Bashkia e Rrogozhinës e drejtruar nga socialisti Edison Memolla, që në 2023 u rikonfirmua në detyrë edhe për 4 vite.
Në një raport për institucionet shtetërore qendrore Radion Televizioni Publik Shqiptar, OSHEE dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave janë institucionet më të zeza përsa i përket dhënies së informacionit./Kavaja.Net