Fisnik Qosja publikon foto nga Strazburgu: Në Kongresin e Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës!

Kryetari i Bashkisë së Kavajës Fisnik Qosja po merr pjesë në Sesionin e 47 të Kongresit të Autoriteteve Lokale që po mbahet në Këshillin e Europës në Strazburg.

Përmes një statusi në “Facebook”, Qosja shprehet se në fjalën e tij do të kërkojë më  shumë mbështetje për autonominë vendore dhe fuqizimin e qeverisjes lokale.

Statusi i Plotë

Në Këshillin e Europës në📍Strasbourg, për të marr pjesë në punimet e Sesionit të 47 të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në KiE në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Kavajë dhe Shoqatës së Bashkive, si dhe për të advokuar për më shumë mbështetje për autonominë dhe fuqizimin  e qeverisjes lokale në Republikën e Shqipërisë!🤝🇦🇱

#BashkiaKavajë #councilofeurope