Televizioni Italian TG5 i ka kushtuar një material të plotë rritjes së numrit të turistëve Italianë në Shqipëri gjatë kësaj vere.
Padyshim që pjesë e tij, do ishte edhe Kavaja, e cila ka marrë vëmendjen kryesore, kjo për faktin se Italianët janë dyndur në bregdetin Adriatik.
Kryetari i Bashkisë së Kavajë Fisnik Qosja në intervistë për Televizionin Italian, ndër më kryesorët i ka ftuar ata të vizitojnë Kavajën pasi do të gjejnë gjithçka për të kaluar pushimet e tyre në relax të Plotë dhe shumë më lirë krahasuar me vendet e tjera.
Qosja i tha Gazetarit se Kavaja është një qytet me njerëz e bregdet të mrekullueshëm që do ti mirëpresë me shumë dashuri.
“Italianet ndihen në Shqipëri si në shtëpi … Dy vitet e fundit është dyfishuar numri i tyre që vizitojnë edhe Kavajën, pasi shërbimet janë te mira dhe çmimet konkuruese. Ne i Mirëpresim me shumë dashuri”, tha Kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja në TG5, duke i bërë një promovim të madh qytetit në vendin që priti 32 vite më parë mijëra shqiptarë dhë qindra Kavajas.