Firmoset marrëveshja, nis ndërtimi i ujësjellësit të fshatit Ballaj në Rrogozhinë

Ka nisur ndërtimi i depos së ujit dhe rrjetit kryesor të ujësjellësit në fshatin Ballaj në njësinë administrative Gosë.

Marrëveshja për këtë projekt është firmosur sot nga Bashkia Rrogozhinë dhe Gjysmëhena e Kuqe e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Mesazhi i Kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla:

🔴Ka nisur ndërtimi i depos së ujit dhe rrjetit kryesor të ujësjellësit në fshatin Ballaj në njësinë administrative Gosë.✔ 

🟠Investimi vjen si pasojë e bashkëpunimit mes organizatës Gjysmëhëna e Kuqe e Emirateve te Bashkuara Arabe dhe Bashkisë Rrogozhinë.🤝 

🟡Në përfundim të punimeve do ti sigurohet 80 familjeve të kësaj zone nevoja për ujë të pijëshëm. 🙌 

⚪Falenderime për të gjithë investitorët dhe shpresojmë në punë të mira e bashkëpunime të mëtejshme!🙂 

#BashkiaRrogozhinë💚