“Firmat e Berishës të falsifikuara, mund të çohen në SPAK. Mendoni që nuk e di FBI-ja?!”- Avokati Ngjela: Nuk ka revolucion paqësor


Avokati Spartak Ngjela analizoi zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, ku Kryesia vendosi sot mbajtjen e Kuvendit më 18 dhjetor, ndërkohë që Berisha kërkon mbledhjen e tij më 11 dhjetor.

Duke folur në emisionin “Open” Ngjela tha se 11 dhjetori nuk ekziston dhe votat e falsifikuara mund të dërgohen në SPAK nga Lulzim Basha.

Avokati analizoi edhe ligjërimin e përdorur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, duke u shprehur se “revolucioni paqësor” nuk ekziston, ndërsa solli në vëmendje se falsifikimi i firmave dhe destabiliteti janë vepra penale.

11-ta nuk ekziston. Nëse firmat janë të falsifikuara, dhe janë të falsifikuara, ka SPAK. Jeni të sigurt ju që Basha nuk e denoncon?! Basha nuk është vetëm, ju mendoni që FBI-ja nuk e di që janë fallco ato. Nuk ka 11, e pashë në fytyrën e Saliut. Ka revolucion paqësor tha. Dëgjuam një risi, lexoni Enciklopedinë Britanike: Revolucion paqësor nuk kisha dëgjuar, e ka prurë nga Tropoja.  Falsifikimi i firmave të një tufe njerëzish me të cilët kërkon të krijosh destabilitet, revolucion është vepër penale. E patë fytyrën e Saliut? Unë nuk shoh kurrë fjalët, shoh sjelljet, ma ka mësuar filozofia analitike“, tha Ngjela.

Të na tregojnë mënyrën si do identifikohen firmat. Kjo është prova. Firmat identifikohen, ka mbledhur Kuvendin, shkon atje, merr shumicën dhe mbaron loja. Fakti që thotë që kam shumicën dhe nuk shkon në një Kuvend që e ka thirrur kryetari do të thotë që nuk i ka ato”, u shpreh më herët ai.