Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, ka paralajmëruar qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të kursejnë energjinë elektrike.
Në një reagim në Facebook KESH këshillon qytetarët që të fikin llambat për 4 orë çdo ditë për të kursyer.
Mesazhi:
Kursejmë energjinë që ta kemi!
Sa herë që kursen energji, ti ke kursyer para! Fikni 2 llamba për 4 orë, çdo ditë dhe kjo do të përkthehet në 58.4 kwh të kursyer në vit dhe 654 lekë më pak në faturën tuaj. Sikur këtë veprim ta kryejë çdo familje e një qyteti në vend, do të kursehej mesatarisht 3,500 MËh dhe 39,3 milionë lekë në vit, ndërsa sistemi energjetik do të kursejë nga kostot e importit në kushtet e sotme, mesatarisht 307 milionë lekë në vit për çdo qytet.