Ferdinand Saraci nis zyrtarisht Fushatën për zgjedhjet e 6 Marsit në Rrogozhinë: Takim me fermerë

Kandidati i PD Ferdinand Saraci nis zyrtarisht Fushatën për zgjedhjet e 6 Marsit në Rrogozhinë. 

Sot në orën 16:00 do zhvillojë një takim me fermerët për të folur mbi problematikat e tyre.

Të dashur qytetarë të Rrogozhinës,

Një pjesë shumë e rëndësishme e territorit tonë është zona rurale ku bujqësia dhe blegtoria janë aktivitete kryesore. 

Nesër në orën 16:00 ju ftoj në një takim me fermerët e Bashkisë tonë për të folur mbi problematikat që ata hasin sot dhe si ti zgjidhim bashkë nesër që tokat mos të lihen djerrë si pasojë e neglizhencës nga autoritetet. 

Do të diskutojmë për kanalizimet për vaditje, çmimin e naftës, çmimet e inputeve për bujqësinë etj. 

Takimi zhvillohet në Gosë pranë rrugës dytësore për në Lekaj. 

Ju faleminderit!