Këto janë pamjet nga vendngjarja, ku humbi jetën tragjikisht një fëmijë 7 vjeç, pasi u godit nga një skaf në plazhin e Himarës.
Policia bëri me dije se drejtuesi i skafit humbi kontrollin duke përplasur fëmijën e duke i shkaktuar plagë që i morën jetën në vend.
Autori është arrestuar dhe ndodhet në komisariatin e Himarës për sqarimin e më tejshëm të ngjarjes.