Faturat i paguajnë por dritat u ikin orar pa orar, banorët në Gosë dhe Lekaj ngrihen në protestë

Banorët e fshatrave Gose dhe Lekaj protestuan sepse u ndërpritet energjia elektrike pothuajse çdo ditë.

Banoret thanë se paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike, ndërsa shteti nuk u përgjigjet me shërbim cilësor.

Ata janë të shqetësuar se gjatë sezonit të dimrit situate mund të përkeqësohet dhe energjia të mungojë edhe më shumë orë se aktualisht.

Sipas banorëve shkak i kësaj situate është bërë mungesa e investimeve në rrjet. Një nga protestuesit, Ferdinant Saraci tha se ata do t’i denoncojnë përfaqësuesit e OSHEE në organet e drejtësisë.

https://m.youtube.com/watch?v=nAIWQ4tK8zs&feature=emb_title

Në këtë zonë ka rreth 10 mijë abonentë por dhe sipërmarrje që vuajnë shpesh mungesën e energjisë elektrike, deri në 8 orë në ditë.