Një anketim i minutave të para pas mbylljes së kutive të votimit në Britaninë e Madhe, la të kupthet se Partia Laburiste mund të ketë shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare të së enjtes. Sipas anketës udhëheqësi laburist Keir Starmer, do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit. Laburistët pritet të kenë 410 deputetë në dhomën e ultë të parlamentit, ndërsa konservatorët 131.
Zgjedhësit e duket se i shkaktuan një humbje historike Partisë Konservatore të kryeministrit Rishi Sunak, duke e lënë partinë në rrëmujë pas një qëndrimi prej 14 vjetësh në pushtet.
Udhëheqësi laburist Keir Starmer, u shprehu mirënjohjen e tij të gjithë atyre që punuan dhe votuan për partinë e tij.
Në një postim në X, ai shkroi, “për të gjithë ata që kanë bërë fushatë për Laburistët në këto zgjedhje, për të gjithë ata që votuan për ne dhe besuan në partinë tonë të ndryshuar të Punës – faleminderit”.
Një anketim i minutave të para pas mbylljes së kutive të votimit në Britaninë e Madhe, la të kupthet se Partia Laburiste mund të ketë shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare të së enjtes.
Sipas anketës udhëheqësi laburist Keir Starmer, do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit. Laburistët pritet të kenë 410 deputetë në dhomën e ultë të parlamentit, ndërsa konservatorët 131.
Zgjedhësit e duket se i shkaktuan një humbje historike Partisë Konservatore të kryeministrit Rishi Sunak, duke e lënë partinë në rrëmujë pas një qëndrimi prej 14 vjetësh në pushtet.
Udhëheqësi laburist Keir Starmer, u shprehu mirënjohjen e tij të gjithë atyre që punuan dhe votuan për partinë e tij.
Në një postim në X, ai shkroi, “për të gjithë ata që kanë bërë fushatë për Laburistët në këto zgjedhje, për të gjithë ata që votuan për ne dhe besuan në partinë tonë të ndryshuar të Punës – faleminderit”./ Zëri i Amerikës