Ambasadori i BE, Luigi Soreca shkruan në ‘’Twitter’’ se pret me padurim çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Soreca thtoë se kushtet janë vendosur e përmbushur, teksa për të tani është koha për të bërë hapin e radhës.
Po ashtu ai thotë se Evropa është në Shqipëri dhe Shqipëria është Evropë.
STATUSI NGA LUIGI SORECA
Evropa është këtu dhe këtu është Evropa! 🇪🇺🇦🇱
Tani po presim me padurim fillimin e bisedimeve të pranimit. Kushtet janë vendosur dhe janë përmbushur. Ka ardhur koha për ta bërë atë hap.
Shikoni fjalët e mia mbyllëse në fund të #EuropeWeeks2021