Shqipëria merr lajmin e mirë në prag të duelit kundër Kroacisë e cila do të luhet ë mërkurën në orën 15:00.
Jasir Asani ndihet mirë fizikisht dhe do të jetë i gatshëm për të luajtur në duelin kundër Kraocisë. Për sa i përket seancës së sotme stërvitore grupi u duk i qetë dhe i lumtur në prag të përballjes së dytë të Europianit me Kroacinë të mërkurën në orën 15:00.
Anësori kuqezi Jasir Asani ka mbetur i dëmtuar në momentin kur është goditur nga Dimarco, tek goli i dytë i Italisë, i shënuar nga Barrela, i cili u pa edhe nga sistemi VAR, por që u vendos të mos konsiderohej si faull.
Asani luajti 68 minuta në ndeshjen ndaj Italisë, duke regjistruar 22 prekje të topit, me 7 pasime të sakta nga 9 të tentuara, 0 nga 3 driblime të realizuara dhe vetëm 1 nga 8 duelet e fituara.