Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve vazhdon stërvitjet në një grumbullim 10 ditor nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi, për të krijuar një ide më të qartë mbi grupin që do të përballojë kualifikueset e “Euro2023”, të cilat startojnë më 4 qershor në transfertë kundër Andorra.
Tedi Cara dhe Jurgen Çelhaga janë dy nga elementet e përzgjedhur nga Superiora nga trajneri Bushi, një detaj që për sulmuesin e Partizanit është shumë domethënës pasi i jep më shumë besim kësaj grup moshe që po aktivizohen në elitën e futbollit shqiptarë:
https://www.youtube.com/watch?v=RRS12YcX8KE
Çelhaga beson se shpresat kanë një grup të mirë, të aftë të luajnë si të barabartë dhe pa frikë përballë çdo kundërshtari. Shqipëria bën pjesë në grupin G së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Kosovën dhe Andorrën.