Pas ndeshjes plot emocione Shqipëri-Kroaci në Hamburg që u finalizua me një barazim, sulmuesi Jasir Asani ka folur për gazetarin e Tv Klan Glendi Tafaj. Sipas Asanit, me pak më shumë fat ekipi jonë kombëtar do kishte siguruar 3 pikë sot.
“E kemi analizuar shumë mirë Kroacinë dhe që nga minuta e parë erdhëm me qëllimin për të marrë ato pilë. Deri në minutën 93 treguam se nuk dorëzohemi, për të gjithë ata që nuk kanë pasur besim te ne. E kemi merituar dhe me pak fat do kishim marrë më shumë pikë.”
Tha se goli i Qazim Laçit e emocionoi shumë sepse motivoi skuadrën për të vijuar më fuqishëm në fushë. Top që shkoi në rrjetë falë asistit të tij…
“Me thënë të drejtën, te goli i Laçit pjesa e parë ishte shumë e fortë nga ekipi. U emocionova shumë sepse e kemi pritur atë moment, pastaj të merrnim ndeshjen në kontroll dhe të bënim dy, tre aksione. Të gjithë e kanë dhënë maksimumin. Me pak fat do i kishim marrë ato 3 pikë.”
Sa i takon përballjes me Spanjën kampione më 24 Qershor, u shpreh optimist.
“Nuk i dihet asnjëherë, ne do futemi në fushë për të marrë 3 pikët. Kombëtare shumë e fortë, gjithsesi…“, përfundoi Asani./tvklan.al