“Është një akt ekspertimi i pa vlerë”, GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes! Fatmir Mediu: Asnjëherë demontimi nuk ka qenë me fitim, do zgjaste edhe sot

GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për kryerjen e një riekspertimi pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit.

Seanca ka përfunduar rreth orës 12:30 minuta teksa seanca e radhës u la më 17 tetor, ora 13:00.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat, ish-ministri Fatmir Mediu tha se “ky është një akt ekspertimi i pavlerë”.

“Ky akt ekspertimi është nul për faktin se vetë ekspertët kanë deklaruar që nuk kanë qenë ekspertë, por janë cuar për të ndihmuar prokurorinë. Kjo u justifikua me faktin që këta janë ekspertë me dije shkencore. Por u provua që nuk kanë asnjë dëshmi që të jenë me dije shkencore. Nuk kanë asgjë në njohjen e tyre profesionale me procesin e demonetimit. Ajo që është me e rëndë është se nuk kanë vlerësuar asnjë proces demontimi”, tha Mediu.

“Përpara se të vinte kompania SAK ne këto fishekë i digjnim në uzinën e Mjeksit. Nuk fitonim asgjë. Kemi investuar rreth 9 mln euro për të demontuar 7 mijë e 800 municione. Ndodheshim për alternativës ta konsideronim ofertën e SAK e cila i jepte të ardhura ministrisë së Mbrojtjes, apo të vazhdonim ti digjnim? Kanë bërë llogari, hamendësime që po të bëhej ky demontim në Poliçan shteti do fitonte 8.6 mln. Këtu nuk ka as aritmetike fillestare jo më logjike ekonomike. Bazuar në një pretendim të tyre se vlerësimi i kombinatit të Poliçanit ka qenë i falsifikuar, një vendim që është hedhur poshtë me vendim të formës së prerë. Hamendësimi që ata kanë ndërtuar ka qenë i pabazë”, u shpreh Mediu.

Mediu u shpreh se këta ekspertë të famshëm e nxjerrin fitim atë që është humbje vetëm për të kënaqur idenë e prokurorisë.

“Është një akt nul, që nuk reflekton as ligje dhe as marrëdhënie. Nëse ne paskemi qenë dritë shkurtër, ne si ministri mbrojte paskemi qenë sic pretendojnë ata, po partnerët tanë pse investuan pas Gërdecit 24 mln euro dhe u kthyen 7 mln euro. Pra një dëm rreth 17 mln dollarë. Asnjëherë demontimi nuk ka qenë me fitim. Ne kemi paguar kostot dhe ja kemi dhënë municionet falas. Po ju marr një rast tjetër edhe më absurd.

Shkresa e Poliçanit deklaron se nëse do bëhej në Polican me mënyrën që kishin ata, ky demontim do të zgjaste rreth 30 vjet. Akoma do vazhdonim demontimin sipas këtyre ekspertëve”, u shpreh ish ministri.