“Është koha që të merren hapat për votën e diasporës”- Mesazhi i Yuri Kim: Zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por jo perfekte


Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim dha mesazhin e qartë se tani është koha më e përshtatshme për t’u ndërmarrë hapet e nevojshme për votën e diasporës.

Në një aktivitet të zhvilluar nga KQZ, Kim solli në vëmendje rikthimin e opozitës në Parlament, që sipas saj ishte diçka e rëndësishme në zgjedhjet e kaluara.

Sipas saj, zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por jo perfekte, ndërsa nxiti më shumë palët politike për të punuar që të sigurojnë votën e emigrantëve.

“Jam e kënaqur që jam me ju për këtë diskutim mbi votimin e diasporës nga jashtë vendit. Është mirë të shikosh të gjithë bashkë për të diskutuar për shtrirjen e votës  jashtë vendit.

Duke pasur parasysh edhe statutet dhe kushtetutën është koha e duhur që të merren hapat që diaspora të mund të ushtrojë këtë të drejtë.

Akti i mbajtjes së zgjedhjeve është një demonstrim i forcës.

Zgjedhjet një çast në proceset demokratike. Zgjedhjet parlamentare të 2021 shënuan një ngjarje vendimtarë që ishte rikthimi i opozitës në Kuvend.

Zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por nuk ishin perfektë. Të gjithë e dinë këtë. SHBA mirëpresin takime të tilla për të adresuar problemet në zgjedhje përfshirë edhe mungesën e diasporës për të votuar. Ne nxisim punën dy partiake që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin standardet.

SHBA do mbështesin reformat për Shqipërinë, qoftë ajo e drejtësisë, qoftë ajo zgjedhore”, tha Yuri Kim.