Zënka midis reperëve Noizy dhe Cllevio u kthye në qendër të mediave dhe rrjeteve sociale disa muaj më parë, teksa Cllevio ka zbuluar në një intervistë të dhënë për emisionin “Ditë pas dite” në RTSH se ai që ka bërë ndërmjetësin në rastin e tyre ka qenë Dritan Dajti.
Cllevio u shpreh se reperi Noizy ka takuar Dajtin në burgun e Peqinit dhe i ka kërkuar që të mbyllë çështjen mes tyre. Ai tha se me futjen e tij në këtë çështje ka zgjedhur të mbyllë konfliktin me reperin Noizy.
“Nuk la njeri pa kapur për të mbyllur muhabetin dhe në fund fare shkoi në burgun e Peqinit. Për të kapur pedagogun tim. Më tha pedagogu im Dritan Dajti mua lëre. Është futur Tani dhe unë nuk ia prish dot.
Edhe ia prish, por problem është se të ndëshkon ai pastaj dhe unë nuk dua që të më ndëshkojë ai. Të tjerët le të ndëshkojnë por atë nuk dua kurrë. Është futur ai por mua prapë nuk më mbajnë nervat ndonjëherë se më sjellin pamje”, deklaroi Cllevio.