I
Ka përfunduar garimi i Erkand Qerimajt në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Peshëngritësi i njohur shqiptar garoi në peshën trupore deri në 81 kilogram duke e mbyllur në vend të parë baterinë B, ku u përball me 4 peshëngritës.
Megjithatë për të mësuar renditjen përfundimtare të tij në Olimpiadë, duhet pritur edhe garimi i baterisë A. Në facebook, ai shkruante:
” Gara ime ne kategorine-81kg ne “Tokyo 2020” u permbyll me nje rezultat 338 kg ne total, duke shenuar vendin e pare ne Baterine B. Nje peshe me total 8 kg me të larte se rezultati i dhene ne stervitje.
Shkeputja mori rezultatin me te mire nga une e shtytja gjithashtu ishte beteje ku dhashe gjithcka ne keto rrethana. Tani do te presim rezultatet e baterise A per te mesuar renditjen perfundimtare ne Lojerat Olimpike “Tokyo 2020”.
Faleminderit shume të gjitheve per perkrahjen dhe qe keni vene oren per zgjim ne 05:00 të mengjesit per Shqiperine. Nese ne kete gare kam garuar me shpirt luani, jam i nderuar të kemi realizuar nje rezultat luanesh per rezultat te denje lartesie shqiponjash”.