Erion Veliaj takim me biznesin fason në Golem, njerëzit punëtorëve i vlerësoj gjithmonë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë Erion Veliaj ishte sot në Golem të Kavajës ku vizitoi nga afër dhe bisedoi me drejtuesin e një prej bizneseve fasone më të njohur të zonës, “Sell group wear” Nikola Sellitri.

Në këtë takim vlerësoi punën dhe përpjekjet për punësim në ketë periudhë të vështirë që po kalon vendi për shak të pandemisë ndërsa u shpreh se njerzit e punës ai i ka vlerësuar gjithmonë. 

Mesazhi i Erion Veliaj:

Në Golem takova një mik të mirë e punëtor si Nikola Sellitri👨.

Nikola ka punësuar në fasonerinë e tij, “Sell group wear”, 80 punonjës, duke ndihmuar edhe familjet e zonës 👏.

Suksese i dashur Nikola! Jam i sigurt se me pasionin që ke, biznesi do të ecë mbarë👏🙏!

https://www.facebook.com/38316716925/posts/10159046984526926/?d=n