Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Tiranës Erion Veliaj ka intensifikuar takimet elektorale në Kavajë. Vetem në 3 ditët e fundit Veliaj ka marre pjesë dhe zhvilluar 5 takime të ndryshme.
Burime për Kavaja.Net nga brenda PS kanë thënë se shkak për këtë ardhje dhe kujdes të shtuar frika e humbjes së Redjan Kralit përballë kandidatit të opozitës Fisnik Qosja.
Në një sondazh online të fundit, Qosja kishte mbështetjen e mbi 70 përqind të pjesmarrësve në atë sondazh.
Ky rezultat zhbëri përpara plotësisht përpara Veliajt mburrjet e grupit socialist që fitoren Kralit e shihnin të sigurtë duke i shkaktuar atij dhumbje koke dhe me porosi të Ramës u nis urgjentisht në Kavajë për të ndryshuar qasjen.
Ne nje takim të ngushtë Veliaj u ka kerkuar drejtorëve të Kavajës të ushtrojnë presion mbi punonjësit për të votuar kandidatin e PS, pasi ai ishte i bindur që administrata nuk do e votonte.
Vetëm fakti i organizimit të aktiviteve në Kavajë Veliaj e ka kuptuar i pari që ajo ka ndryshuar drejtim dhe zgjedhur Fisnikun për të ardhmen.