Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur në Presidencë. Erdogan është pritur nga ana e kreut të shtetit shqiptar, Bajram Begaj. Begaj shkroi në rrjetet sociale se presidenti turk është një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Presidenti i Turqisë është pritur në ceremoni zyrtare, teksa në Presidencë është luajtur himni shqiptar e ai turk.
Erdogan ndodhet në Shqipëri, për të përuruar Xhaminë e Namazgjasë, ndërsa do takohet edhe me liderët shtetërorë të vendit tonë.