Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, kreun e partisë më të madhe të opozitës e ka marrë për një periudhë tranzitore nënkryetari Enkelejd Alibeaj.
Me marrjen e këtij funksioni Alibeaj bëhet personi me më shumë poste zyrtare në Partinë Demokratike, plot tetë të tilla.
Enkelejd Alibeaj mori postin e kryetarit të grupit të PD-së, pas largimit të Alfred Rrushajt.
Alibeaj mori postin e drejtuesit politik të Shkodrës pas dorëheqjes së Helidon Bushatit.
Po ashtu deputeti i Fierit u delegua si kryetar i degës së PD-së, në Vlorë pas shkarkimit të Genc Deromemajt. Basha i besoi dhe postin e drejtuesit politik të Fierit pas diatancimit të Luan Baçit.
Po ashtu Alibeaj është anëtar i Kryesisë, anëtar i Këshillit Kombëtar, deputet dhe tashmë kryetar i Partisë Demokratike.
Funksionet e Alibeaj në PD:
- Deputet
- Anëtar Kryesie
- Nënkryetar
- Kryetar i Grupit Parlamentar
- Drejtues politik i qarkut të Fierit
- Drejtues politik i Shkodrës
- Kryetar i PD-së Vlorë
- Kryetar i PD-së